Mourinho heq dorë nga titulli

02 shkurt 2018 | 17:55

Humbja me Tottenham ka fikur shpresën e fundit të Manchester United dhe me diferencën prej 15 pikësh dhe vetëm 13 ndeshje të mbetura, edhe Mourinho duket i dorëzuar.

“Po kërkojmë të mbyllim kampionatin në vendin e dytë. Kemi gjithë sezonin në këtë pozitë dhe është një vend më i mirë se ai vitit të shkuar. Duhet të përpiqemi të qëndrojmë në këtë pozitë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Chelsea ka një skuadër shumë të mirë dhe ka bërë merkato të fortë, Liverpool është shumë e fortë, Arsenal ka punuar mirë në merkato dhe Tottenham është fantastike”, deklaroi Mourinho.

Mourinho nuk është kursyer edhe në komolimenta për kundërshtarët: “City e ka nisur shumë fort dhe ka fituar edhe ndeshje që nuk i meritonte ti fitonte, në minutën e fundit dhe për këtë kanë edhe meritë. Por nuk do të them që ky është një sezon i dështuar për 5 skuadat e tjera të projektuara, në fillim si pretendente”, tha trajneri i Manchester United.

“Nuk flas me futbollistët për ato që shkruhen në media. E shoh çdo ditë Ibran, edhe sot e kam parë në stërvitje me përgatitësit, por nuk më ka thënë që ai do të largohet. Nëse do të ndodhë një gjë e tillë do jem unë i pari që do ta them”, përfundoi Mourinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar raporti hulumtues, “Rëndësia e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale…