Mourinho: Lukaku dhe Ibra nuk mund të luajnë bashkë

29 dhjetor 2017 | 19:14

Jose Mourinho ka pranuar se nuk do të aktivizojë më njëherësh Romelu Lukakun dhe Zlatan Ibrahimoviqin, të dy bashkë në sulmin e Manchester United.

Jose Mourinho aktivizoi dyshen e sulmit Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimoviq në barazimin e vështirë 2-2 ndaj Burnley në “Boxing Day”, duke rezultuar shumë joefektivë. Suedezi u duk si jashtë vendi në rolin e numrit 10, duke u zëvendësuar në pushim të lojës nga Jesse Lingard që u siguroi “Djajve të Kuq” një pikë të rëndësishme.

“Mund të ndodhë që të aktivizohet të dy bashkë, por mendoj se që të ndodhë duhet që të jenë që të dy në formën më të mirë dhe aktualisht nuk janë. Lukaku nuk është sepse situata në skuadër nuk ia lejon atij që të pushojë dhe po jep absolutisht gjithçka në çdo minutë. Na me vështirësi arrijmë t’i japim pushim në ndeshjet e Kupës, madje edhe në ato raste ai ishte në bankinë për çdo eventualitet. Liga e Kampionëve ishte gati njëlloj, na u desh të luftonim deri në ndeshjen e fundit për kualifikim dhe djaloshi është i lodhur. Ai është fizikisht një përbindësh, por jo një robot dhe po e ndjen atë”, u shpreh Mourinho.

“Zlatan është një njeri me një dëmtim, një dëmtim që një 20-vjeçar, ose edhe më i ri do të vuante. Imagjino një 36-vjeçar dhe aq shumë kilometra në nivelet më të larta futbollistike, ndaj nuk është aspak e lehtë. E bëmë atë kundër Burnley, do ta bëjmë atë në të tjera ndeshje, nëse do të jetë e domosdoshme, por që të dy të luanë bashkë njëherësh, duhet që të jenë në formën e tyre më të mirë”, deklaroi Mourinho, raporton “Telesport”. Aktualisht Lukaku numëron 29 ndeshjen për Manchester United këtë sezon në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 15 gola, ndërkohë që Ibrahimoviq është aktivizuar në vetëm shtatë ndeshje dhe nuk ka shënuar ende asnjë gol.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka…