Mourinho pas eliminimit: Ditë e bukur për futbollin

21 dhjetor 2017 | 12:58

Bristol City ishte “me fat” që e mposhti Manchester Unitedin, por rezultati gjithsesi ishte “një ditë e bukur për futbollin”, deklaroi trajneri i “djajve të kuq”, Jose Mourinho, pas përfundimit të takimit.

Korey Smith shënoi golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes, teksa ekipi i kategorisë së dytë angleze, Championship, eliminoi kampionët në fuqi të Kupës së Ligës (e titulluar Carabao Cup).

“Fitoi një ekip nga një kategori më e ulët, kështu që është një ditë e madhe për ta”, ka thënë Mourinho për “Sky Sports”. Bristol City mbërriti deri në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni për herë të parë që prej sezonit 1988-’89, falë një fitoreje të merituar në “Ashton Gate”.

“Ata ishin me fat, por luftuan vërtet fort për të qenë me fat. Të gjithë prisnin golin tonë, por shënuan ata, ndërsa ne goditëm dy herë trarët e portës. Megjithatë, edhe ata luajtën mirë, madje dukej sikur ishte ndeshja e jetës për ta, e me shumë mundësi e tillë ishte. Kjo është një ditë e bukur për futbollin”, ka deklaruar Mourinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e…