Mourinho: Ronaldo nuk mund të largohet nga Reali

17 maj 2018 | 17:03

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se Cristiano Ronaldo i ka “dyert e mbyllura” për t’u larguar nga Real Madridi, sepse shitja e tij, siç thotë ai: “është e ndaluar”.

Fituesi i 5 “Topave të Artë” ka qenë i lidhur që një kohë me një rikthim në “Old Trafford”, pas nëntë vjetëve në Spanjë ku ka thyer rekorde historike, por Mou thotë: “ai është i ndaluar”.

“Mendoj se Real Madridi nuk mund ta shesë atë, nuk mundet, është i ndaluar”, ka thënë Mourinho për 33-vjeçarin që ka kontratë deri më 2021.

“Cristiano Ronaldo duhet të qëndrojë deri në momentin kur ata mendojnë se është koha të shkojë një vit të luajë në Amerikë ose kudo që ai dëshiron. I ka dyert e mbyllura”, ka shtuar Mourinho për të përditshmen portugeze, “Record”.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me…