Mourinho: Sanchezi kushtoi lirë

29 Janar 10:49

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, insiston se e transferuan shumë lirë sulmuesin Alexis Sanchez.

Ditë më parë Manchester Unitedi dhe Arsenali arritën marrëveshje për shkëmbimin e Henrikh Mkhitaryan me Alexis Sanchez. Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, insiston se ata e morën shumë lirë kilianin Sanchez. “Sanchez ishte i lirë, apo jo?”, ka thënë fillimisht portugezi.

“Transferim i lirë. Për atë çmim, ai është fantastik. Mendoj se të gjithë mendojnë njësoj në këtë vend”, ka deklaruar Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Skuadra e Ferizajt e ka zyrtarizuar si trajner për pjesën…