Mourinho: Unitedi e meriton vendin e dytë

03 prill 2018 | 15:35

Trajneri Jose Mourinho ka thënë se Manchester Unitedi e meriton vendin e dytë në Premierë Ligë. Unitedi ka dy pikë më shumë se Liverpooli dhe me shumë gjasa do ta mbyllë sezonin si skuadra e dytë pas triumfuesve të Manchester Cityt.

Por, pavarësisht pre kësaj, taktikat e Mourinhos kanë marrë shumë kritika përgjatë gjithë sezonit, me disa që mendojnë se Liverpooli apo Tottenhami janë ekipe më të mira se “Djajtë e Kuq”. Gjithsesi, Mourinho i kundërshton këta zëra në vigjilje të derbit me Cityn në “Etihad Stadium”. “Manchester City nuk ka rëndësi për mua. Çfarë ka rëndësi është vazhdimësia që kemi treguar këtë edicion. Që nga momenti që humbëm vendin e parë, Manchester United ka qenë konstant dhe ka ruajtur vendin e dytë për të gjithë sezonin. Meritojmë ta mbyllim të dytët. Kemi më shumë pikë se ndjekësit dhe jemi shumë më të mirë se ata. Kjo është çështja!”, ka thënë Mourinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka…