MPB ia lejon ProCredit Bankës 1 ton fishekzjarre

14 korrik 2018 | 17:21

Ministria e Punëve të Brendshme i ka dhënë leje Bankës ProCredit për hedhjen e një ton fishekzjarrëve.

Pasi që aktivistët mjedisorë kosovarë kanë bërë thirrje për bojkot të koncertit të këngëtares Elvana Gjata që pritet të mbahet të shtunën në mbrëmje në Prishtinë, duke thënë se fishekzjarrët e paralajmëruara rrezikojnë njerëzit dhe kafshët, MPB ka thënë se kjo bankë ka leje për hedhjen e tyre.

Në përgjigjet e dërguara për “kallxo.com” zyrtarë të MPB-së kanë thënë që përdorimi i fishekzjarrëve lejohet me ligjin për përdorimin civil të eksplozivëve dhe se kjo ministri i ka dhënë leje PCB-së për hedhjen e një ton fishekzjarresh.

“Në këtë rast, ministria ka dhënë lejen për përdorimin e fishekzjarreve në oborrin e Bibliotekës Kombëtare, kompania posedon pëlqimin e Bibliotekës dhe Komunës së Prishtinës për mbajtjen e evenimentit (këtu është përfshirë edhe koncerti dhe ndezja e fishekzjarreve)”, thuhet në përgjigjen e MPB-së dhënë BIRN.

Tutje thuhet se eveniment i njëjtë është mbajtur edhe viteve të kaluara, ku në vitin 2017 janë përborur 3000 kg fishekzjarre, ndërsa këtë vit është zvogëluar kjo sasi.

“Duke mare parasysh edhe çështjet e ambientit dhe të sigurisë, për këtë vit ministria e ka aprovuar lejen me sasi të kufizuar prej 1000 kg”, thuhet në përgjigje.

Më pas ministria thotë se kjo sasi prej 1000 kg bruto, llogaritet sasia e letrës, kartonit, gipsit dhe dheut që përbëjnë fishekzjarret, kurse sasi neto te barutit këtu mund te ketë rreth 60 kg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qasja e zyrës së Federica Mogherinit në dialogun politik ndërmjet…