MPMS-ja dhe HELP-i mbështesin mbi 600 biznese të vogla

11 prill 2018 | 17:20

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, ka marrë pjesë në lansimin e projektit “Fuqia e granteve të vogla”, të organizatës gjermane “Help”, bashkëfinancuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe komunat partnere.

Zëvendësministri Dukolli ka thënë se politikat që kanë të bëjnë me fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale, janë jo vetëm një nga prioritetet më të rëndësishme të Qeverisë, por janë të ndërlidhura ngushtë edhe me agjendën e integrimit në BE-së.

Ai ka falënderuar të gjithë partnerët të cilët kanë kontribuuar së bashku me organizatën “Help” në rrugëtimin e suksesshëm të projektit “Mbështetje për stabilitetin socio-ekonomik, përmes fuqizimit të mikro-biznesit në Kosovë.

“Si rezultat i këtij angazhimi të përbashkët janë përkrahur dhe krijuar mbi 600 biznese të reja dhe ekzistuese, janë krijuar vende të reja të punës, janë trajnuar shumë persona tjerë, dhe të gjitha këto kanë ndikuar pozitivisht në jetën dhe ekonomitë familjare të tyre”, ka thënë Dukolli.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me drejtorin…