MTI-ja ndan dy milionë euro për Zonën Ekonomike të Vitisë

19 mars 2018 | 16:33

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, kanë nënshkruar të hënën një marrëveshje për financimin e zonës ekonomike në këtë qytet, e cila kap vlerën mbi dy milionë euro.

Hasani ka thënë se i tërë projekti do të financohet nga MTI-ja, ngaqë kjo komunë ka një buxhet të vogël.

Ai ka theksuar se janë të interesuar që sa më parë të jetësohet kjo zonë ekonomike, për shkak të interesit të bizneseve.
Sipas Hasanit, kjo zonë ekonomike do të ketë edhe një hapësirë të veçantë për investitorët e huaj që do të vijnë në Kosovë.

Më tutje, ministri Hasani i ka bërë thirrje kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që ta ndajë pronën për Zonë Ekonomike, duke paraparë një investim mbi 5 milionë euro.

Ndërsa kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vlerësuar se Zona ekonomike në Viti do t’i ndihmojë bizneset të cilat operojnë në këtë qytet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) që nga…