Muhamet Dula rizgjedhet kryetar i nëndegës së Nismës në Ponoshec

08 prill 2018 | 11:22

Nisma Socialdemokrate në fshatin Ponoshec të Gjakovës ka mbajtur kuvendin zgjedhor të nëndegës.

Kryetar i nëndegës u rizgjodh Muhamet Dula, nënkryetar është zgjedhur Lulzim Ademaj, kurse kryetar i Rinisë është zgjedhur Egzon Neziri.

Anëtarë të kryesisë së nëndegës janë zgjedhur: Arben Rexha, Selman Idrizi, Nuredin Salihi dhe Edmond Dula.

Prezent në këtë kuvend zgjedhor ishin kryetari i degës së Nismës për Gjakovë, Fazli Hoxha, deputeti Haxhi Shala, dhe ministri i MTI-së, Bajram Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kulla Trump në New York është përfshirë nga flakët në…