Muharremaj: Shërbimet mjekësore në Therandë po avancohen

16 maj 2018 | 16:05

Kryetari i komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka thënë se shërbimet mjekësore në këtë komunë janë në proces të avancimit.

“Shërbimet e tyre shëndetësore janë në proces të avancimit. Ne kemi intervenuar duke hapur dhe riaktivizuar qendra të reja mjekësore falë angazhimit të drejtoreshës së Shëndetësisë dhe stafit ku ata angazhohen në secilën kërkesë tuajën. Qytetarët për gjithçka dhe mbi gjithçka duhet të jenë të parët. Vetëm mbi këtë vullnet dhe këtë energji ne e fitojmë besimin e tyre. Jam gjithashtu i vetëdijshëm edhe për mungesën e kushteve, barërave esenciale ku qytetari krahas kushteve të vështira duhet t’i blejë ato në momente delikate”, ka thënë Muharremaj.

Ai ka inkurajuar stafin mjekësorë në Therandë të japin kontributin e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Si kryetar komune stafin mjekësor e inkurajoj që në raste të tilla, dhimbjet dhe shqetësimin e qytetarëve ta shoqërojnë me sjellje të mira që transmetojnë vullnet. Ju falënderohem po ashtu për punën e mirë, por gjithmonë ka mundësi për përmirësime. Punoni me vullnet, që ta keni edhe përkrahjen institucionale e po ashtu falënderimin e qytetarëve”, ka deklaruar Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të luftimit të kontrabandës me produkte të duhanit…