Murati: Arrestimi i Gjuriqit, i drejtë dhe i ligjshëm

26 mars 2018 | 19:05

Lëvizja për Bashkim(LB) e ka vlerësua si të drejtë arrestimin e shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Kryetari i LB-së, në profilin e vet në “Facebook”, ka paralajmëruar se çfarëdo tensionimi i situatës në veri, mund të jetë hyrje në kompromise të reja me Serbinë. “I drejtë dhe i ligjshëm arrestimi i Gjuriqit. Porosi e qartë për Serbinë se institucionet e Kosovës janë institucione të një shteti të pavarur, dhe se ato duhet të respektohen. Por politikisht, çfarëdo tensionimi i situatës në veri, mund të jetë hyrje në kompromise të reja me Serbinë. Këto kompromise mund të na fusin në ciklin e vazhdueshëm të dobësimit të funksionalitetit të shtetit të Kosovës. Është koha e fundit të marrim iniciativën edhe në bisedimet me Serbinë, të ndërrojmë logjikën e këtyre bisedimeve dhe të vendosim reciprocitetin si bazë të zgjidhjeve të problemeve me Serbinë”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur sot në…