Musliu ka një pyetje për Molliqajn e Krasniqin për rrahjen e Milaim Zekës në studio live?

16 mars 2018 | 12:14

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka replikuar me deputetët Frashër Krasniqi dhe Dardan Molliqaj, për mënyrën e trajtimit të të akuzuarve për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës nga një pjesë e deputetëve përgjatë gjykimit të tyre.

Ajo ka deklaruar se ata nuk mund të moralizojnë për këtë çështje, pasi sipas saj të njëjtët kanë qenë pjesë e një organizate politike që ka torturuar familjet e Milaim Zekës, Petrit Selimit dhe Shasivar Haxhiajt.

“Si është ndjerë familja e Milaim Zekës kur u torturua në studio live? Si janë ndjerë vajzat e tij? A kishte familje Petrit Selimi? Apo Shasivar Haxhija që u nxor nga vetura?”, ka pyetur deputetja Musliu.

Deputeti Molliqaj ka replikuar edhe me nënkryetarin e Kuvendit, Kujtim Shala, për deklaratën e Frashër Krasniqit, i cili tha se deputetë të PDK-së dhe LDK-së i kanë terrorizuar familjet e të akuzuarve, duke i quajtur ata terroristë.

“Kujtim para se t’i drejtohesh Frashërit, duhet të flasësh me deputetët tuaj. Janë xhirimet që tregojnë cilët janë ata. Një prej tyre është Besa Gaxherri, si edhe ish-kryeministri Isa Mustafa. Unë nuk mendoj se nuk duhet diskutuar për sistemin e drejtësisë”, është shprehur Molliqaj.

Kjo deklaratë e Molliqajt e shtyri nënkryetarin Kujtim Shala ë t’i përgjigjet atij.

Shala ka theksuar se nga ajo që di asnjë nga deputetët e LDK-së nuk e kanë bërë këtë gjë, por që ata kanë folur për veprën si terroriste, jo për individët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sukseset e karateistit Herolind Nishevci po e bëjnë të lumtur…