Musliu: Qytetarët po rrezikohen çdo ditë nga produktet e importuara

18 prill 2018 | 13:34

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e cila është inicuese e debatit parlamentar për skandalin me mishin e prishur që është importuar nga Belgjika, ka thënë se pamjet e tmerrshme të shfaqur në medie ka shqetësuar qytetarët.

Ajo ka thënë se ky mish është tentuar të hyjë në Kosovë për herë të parë në vitin 2016.

Musliu ka thënë se mishi i prishur është asgjësuar në dy raste nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës.

Sipas saj, kjo çështje kërkon vëmendje të veçantë. Ajo ka thënë se qytetarët janë të rrezikuar me produktet që importohen në Kosovë.

Musliu ka thënë se duhet të bëhet hetim edhe tek thertoret vendore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fakulteti i Mjekësisë dhe disa klinika në Qendrën Klinike Universitare…