Mustafa: 24 Marsi shënon fillimin e përfundimit të pushtimit të Serbisë mbi Kosovën

24 mars 2018 | 18:18

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999, kur forcat NATO-s, filluan intervenimin ushtarak ndaj forcave ushtarake e policore të Serbisë.

Mustafa ka thënë se 24 Marsi 1999 shënon fillimin e përfundimit të pushtimit të Serbisë mbi Kosovën.

“Rezistenca brilante e prirë nga Presidenti RUGOVA, lufta heroike e nisur nga Komandanti Legjendar, Adem JASHARI dhe vendosmëria e paepur e popullit të Kosovës, mobilizoi botën demokratike që së bashku ta fitojmë lirinë dhe ta kemi shtetin tone”, ka shkruar Mustafa.

Sot në Kosovë shënohet përkujtimi i fillimit të bombardimeve të NATO-s, ndaj Serbisë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka kërkuar nga të…