Mustafa ngushëllon familjen Agani

18 korrik 2018 | 12:03

Me rastin e vdekjes së Sadije Aganit, bashkëshortes së veprimtarit, akademik Fehmi Aganit, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Agani.

Përmes një telegram ngushëllimi, lideri i LDK-së ka vlerësuar se me pikëllim dhe dhimbje ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të profesoreshës Sadije, duke shtuar se kjo nuk është humbje vetëm për Familjen Agani por edhe për LDK-në dhe mbarë vendin.

“Lidhja Demokratike e Kosovës do ta përkujtojë gjithmonë zonjën Agani si një personalitet të jashtëzakonshëm dhe një veprimtare të dalluar në shërbim të Kosovës, duke nderuar emrin e Familjes Agani dhe të ish-nënkryetarit njëherësh anëtarit shumëvjeçar të kryesisë së LDK-së, Fehmi Agani. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”, është thënë në telegramin e kryetarit të LDK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion i Komunës së Mitrovicës në përbërje nga Faruk…