Myzejene Selmani emërohet këshilltare e ministrit të Punëve të Brendshme

15 maj 2018 | 23:16

Ish-deputetja e AKR-së, Myzejene Selmani, është emëruar këshilltare politike e ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashit.

Lajmin e ka konfirmuar vet Selmani në llogarinë e saj në “Facebook”.

Postimi i plotë Myzejene Selmanit:

Sot me datë 15 maj jam emëruar këshilltare politike e ministrit të Brendshëm Prof. Dr. Bejtush Gashi. Për mua është privilegj me punuar me njerëz të përkushtuar për rend dhe ligj, dhe me moral të lartë pune. Në MPB do të jam jo vetëm në krah të ministrit por edhe zëri i qytetarëve të Kosovës. E falënderoj ministrin Gashi dhe kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli për besimin e dhënë.

Ju faleminderit,
Myzejene Selmani

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për dialogun përfundimtar…