Nait Hasani: Nuk pajtohem me demarkacionin por do të jem në shërbim të qytetarëve

20 mars 2018 | 21:47

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, nuk e ka qartësuar qëndrimin e tij për demarkacionin.

Në fjalimin e tij gjatë debatit për këtë çështje në Kuvend, Hasani kritikoi klasën politike në vend, ndërsa nuk u shpreh qartë nëse ka ndryshuar qëndrim nga qëndrimi i tij i mëparshëm kundër marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

“Unë nuk pajtohem me demarkacionin por do të jem në shërbim të qytetarëve dhe votuesve të mi që të kenë një jetë më të mirë”, ka thënë Hasani.

Ai ka shtuar se klasa politike ka luajtur me mendjemadhësi me këtë çështje.

Hasani ka shtuar se Kuvendi ka mundësitë bëjë veprim politik dhe ta gjejë konsensusin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Fatmir Humolli, ka…