Nataliteti në Gjermani më i larti në 20 vjet

28 mars 2018 | 12:05

Numri i foshnjave të lindura në Gjermani në vitin 2016 është më i larti në 20 vjet, është bërë me dije nga Zyra Federale e Statistikave.

Sipas kësaj zyre, në Gjermani kanë lindur 792.131 foshnje më 2016.

Ky është niveli më i lartë i lindjeve qysh në vitin 1996.

“Ky zhvillim ndodh kryesisht për shkak të faktit se gratë e moshës 30 deri në 37 vjeçe kanë më shumë fëmijë”, ka njoftuar Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë.

Megjithatë, rritja e natalitetit nuk ka ndodhur në mënyrë të barabartë.

Ndërsa në perëndim numri i lindjeve është rritur me 8 për qind, në lindje ai ka rënë për 4 për qind.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar të…