Me navigatorin “OnStar” porosit dhe paguan kafen

15 Dhjetor 22:28

Në SHBA, në veturat e “General Motors” do të adoptohet një sistem multimedial i gjeneratës së fundit, i quajtur “OnStar”.

Falë aplikacionit “Marketplace” prej sot mund të porositen kafe dhe të paguhen duke përdorur ekranin e navigatorit, por me vete duhet të kesh kontaktet apo kartën e kreditit.

Me disa klikime bëhet porosia, dhe në rrugën që po kalon kafeja merret në pikën më të afërt të ndalimit, të udhëzuar nga GPS. Madje në këtë mënyrë mund të prenotoni edhe një tavolinë në restorant, një dhomë hoteli, apo të blini një sërë gjërash dhe karburant.

“Marketplace” është platforma e parë e tregut elektronik u studiuar për të funksionuar me sistemet multimediale të lidhura edhe me rrjetin 4G LTE, të montuara në mjetet e prodhuara nga “General Motors”, dhe të shitura me markat “Chevrolet”, “Buick”, “GMC” dhe “Cadillac”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i OVL të UÇK-së , Hysni Gucati në emisionin…