NDERIM JONUZ MUSLIUT!

20 Janar 10:23

Mirëseardhje në Kosovë dhe përshendetja ime e fundit me dorën time,në aeroport me shokun Jonuz Musliu, Shefin politik të UÇPMB-së dhe Liderin e Luginës së Preshevës!



Në aeroportin ndërkombëtar Adem Jashari në Prishtinë, në pritje të ardhjes së arkivolit me trupin e pajetë të Liderit të Luginës së Preshevës Jonuz Musliu!

Në vend të përshendetjes sikur dikur, përqafim e shtrengim duarsh me shokun e mikun tim të madh Jonuz Musliun, sonte nuk munda të mos ia zgjasja dorën e ta përshendesja, dhe i vendosa dorën në arkivol të mbuluar me flamur kombëtar që kishte brenda trupin e pajetë të Tij, në vend të përqafimit, në vend të shtrëngim duarve dhe në vend të përshendetjes!

Lamtumirë Jonuz Musliu!
Lavdi përpjekjeve, luftës dhe punëssë Jonuz Musliut, në shërbim të çështjes kombëtare e të luftës së armatosur çlirimtare të Kosovës dhe viseve të saj!

Ismet Sylejmani-Prishtinë, aeroporti ndërkombëtar Adem Jashari, 19 Janar 2018!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Sot i jepet lamtumira e fundit kryetarit të Këshillit Kombëtar…