Ndërroi jetë Hajdin Ajeti

22 mars 2018 | 15:07

Ish-futbollisti dhe trajneri i KF Drenica, Hajdin Ajeti ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Ajeti ka dhënë një kontribut të madh për skuadrën kuqezi nga Skenderaj.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-lojtarit, ish-trajnerit dhe veteranit të Klubit të Futbollit Drenica, Hajdin Ajeti. I ndjeri ishte kontribuues i klubit në kohët më të vështira. Veprat e tij përherë do të mbesin gjallë për klubin dhe sportdashësit në Skenderaj dhe gjithë Kosovën”, thuhet në telegram ngushëllimin e skuadrës së Drenicës.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…