Ndërron jetë aktori i humorit shqiptar, Fadil Hasa

16 korrik 2018 | 17:49

Fadil Hasa, mjeshtri i humorit shqiptar ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.

Humbja e tij është një humbje për humorin shqiptar, pasi Hasa është një nga kontribuuesit e çmuar të kësaj gjinie.

I lindur në Durrës më 8 prill të vitit 1940, Hasa nuk e la asnjëherë qytetin e lindjes, duke nisur fillimisht karrierën në estradën e qytetit më 1974 si aktor profesionist, për të vijuar më pas në skena të ndryshme të vendit. Rolet e tij kanë shënjuar historinë e humorit shqiptar, me karaktere e personazhe që kujtohen ende nga spektatorët.

Janë shumë role në të cilat Hasa ka spikatur si: “Dajrja”, krah kolegut Muharrem Hoxha, “Sheqeri”, “Tekniku i lavatriçes”, apo copëza humori, të cilat shfaqeshin për natën e fundvitit në ekranin e Televizionit Publik Shqiptar, mbeten edhe sot, si perla të humorit shqiptar. Por karriera e tij vijoi e në kinematografi.

Ai ka luajtur edhe në disa filma, dukë përfshirë: “Kronikë provinciale” (2009), “Mao Ce Dun” (2007), etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i madh i të rinjve të papunë dhe frika…