Ndërron jetë Barbara Bush

18 prill 2018 | 08:57

Barbara Bush ishte gruaja e një presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe nëna e një tjetri.

Barbara Bush ishte bashkëshortja e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H.W. Bush, i cili shërbeu nga viti 1989 deri në vitin 1993, si dhe nëna e George W Bushit, i cili ishte president nga viti 2001 deri në vitin 2009.

Lajmi për vdekjen e saj u dha nga një zëdhënës i familjes Bush, i cili tha se kohët e fundit ajo kishte pasur probleme të ndryshme shëndetësore, por kishte vendosur të mos kërkonte trajtim mjekësor shtesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira…