Ndërron jetë fituesja e parë e Eurovisionit

25 mars 2018 | 11:51

Fituesja e parë e garës së këngës në Eurovision, Lys Assia ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Assia ka fituar këtë çmim për Zvicrën në vitin 1956.

Organizatorët e garës kanë njoftuar për vdekjen e saj më 24 mars në Cyrih dhe kanë thënë se ajo është përballur me probleme shëndetësore vitet e fundit.

Eurovisioni e ka përshkruar atë si “zonjën e parë” të garës dhe ka thënë se do ta nderojë atë në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia urrente tradhtarët, por ajo i shpërblente ata që denonconin…