Ndërron jetë koreografi Agron Bajrami

13 mars 2018 | 00:34

Pas një sëmundje të rëndë është ndarë nga jeta në Cyrih të Zvicrës, koreografi, piktori dhe udhëheqësi shumëvjeçarë i shkollës së vallëzimit “Shota” në Cyrih, Agron Bajrami.

Bajrami ka udhëhequr shkollën “Shota” për më shumë se 25 vite, duke organizuar me qindra prezantime në Zvicër dhe vende të ndryshme të Evropës.

Shkolla shqiptare “Shota” ka qenë ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare të shprehur përmes valles, jo vetëm në Zvicër ku ka qendrën, por edhe gjithandej Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur për zhvillimet…