Ndodh në Kosovë, punëtorët marrinë rrogën e 14-të

16 janar 2018 | 09:59

Burim Piraj, pronar i fabrikës “Meka”, nëpërmjet një njoftimi në profilin e vet në “Facebook”, bëri të ditur se punëtorëve të tij ua ka dhënë pagën e 14-të.

Sipas tij, sukseset e biznesit të cilin e drejton, e kanë shtyrë ta marr një vendim të tillë.

Njoftimi i plotë i Pirajt në profilin e vet në “Facebook”:
Faleminderit o Allah që më mundësove të përjetoj këtë ditë!
Rroga e 14 u nënshkrua, I falënderoj shumë punëtorët, bashkëpunëtorët dhe në veçanti konsumatorët tanë që kanë qenë përherë pjesë e suksesit!
Qoftë paqja dhe bekimi i Zotit mbi të gjithë juve që ju përmenda më lartë dhe mbi popullin Shqiptar në tërësi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i iniciativës qytetare "Liria, Demokracia, Drejtësia" në Kosovë, Oliver…