Në Besianë shënohet dita fushore e kultivuesve të specit dhe lakrës

11 korrik 2018 | 16:09

Në fshatin Sekiraçë të Komunës së Besianës është organizuar të mërkurën Dita Fushore me fermerët kultivues të specit dhe lakrës.

Nikoqir i kësaj ngjarje ka qenë qendra grumbulluese “Albini”, me pronar Bekim Vokrrin, ku fermerët kanë marrë këshilla rreth trajtimit të këtyre perimeve dhe mbrojtjes nga sëmundje të ndryshme, si dhe janë njoftuar për përdorimin e plehrave dhe kemikalieve. Drejtori Drejtorisë së Bujqësisë Pylltarisë, Vezir Januzi, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme organizimin e ditës fushore.

Ai u ka premtuar fermerëve mbështetje në kultivimin e kulturave të perimtarisë, siç janë speci dhe lakra, të cilat janë të kërkuara në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta ndërmjet, Këshillit Gjyqësor…