>

Në Ferizaj mbahet debati për tri projektligjet e administratës shtetërore

13 qershor 17:17

Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me OJQ Iniciativa për Progres (INPO) kanë mbajtur debat publik konsultativ në Ferizaj për pakon e ligjeve të reformës së administratës shtetërore, përkatësisht për Projektligjin për administratën shtetërore, atë për zyrtarët publikë si dhe Projektligjin për pagat.

Në këtë debat publik morën pjesë kryetarët dhe nënkryetarët e komunave të rajonit të Ferizajt, Komuna e Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtimes dhe Shtërpcës.

Në hapjen e këtij debati publik, Albulena Ndrecaj, drejtoreshë e INPO-s, ka thënë se këto tri projektligje kanë një rëndësi të veçantë për reformimin dhe modernizimin e administratës publike.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se kjo komunë shquhet për reforma në administratë. “Administrata është sfidë kudo në botë, është sfidë në shtetet demokratike, madje shpesh nuk mund të gjendet ai çelësi magjik për të bërë ligjet më adekuate sa i përket reformave më të mira të administratës”, ka thënë Aliu.

Ai ka shtuar se politikat administrative në nivel lokal tashmë me këtë pako ligjore do të kenë mbështetjen e duhur ligjor.

Po ashtu, Aliu ka folur edhe për koeficientin e pagës për punonjësit e gjendjes civile për të cilin ka thënë së është i ulët.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
“Ne kemi marrë vendime të mira dhe kemi rënë dakord…