Në Ferizaj do të themelohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

28 dhjetor 2017 | 20:02

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, të enjten ka vizituar komunën e Ferizajt, ku ka takuar kryetarin e komunës, Agim Aliu.

Takimi është realizuar me qëllim të lansimit të projektit për themelimin dhe funksionalizimin e Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi në këtë qytet të Kosovës.

Në takimin e përzemërt me kryetarin Aliu, ministri Beqaj ka marrë kërkesë që në Ferizaj të themelohet Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me qëllim të rritjes së mbështetjes për ndërmarrësit e këtushëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është mbajtur…