Në Kosovë shënoi rritje numri i mjeteve motorike dhe jomotorike

30 Janar 14:25

Në Kosovë shënoi rritje numri i mjeteve motorike dhe jomotorike.

Sipas ASK-së, në vitin 2017, në Kosovë janë të regjistruara 334 440 mjete motorike dhe jomotorike, ose 4.64% më shumë sesa në vitin 2016. Në territorin e Kosovës ka 2 043.4 km rrugë, prej tyre: autoudhë janë 5%; nacionale 31%; ndërsa, 64% janë rrugë rajonale.  Në territorin e Kosovës, ka gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullon 1 lokomotivë disel, e cila bart 10 vagonë për udhëtarë”, thuhet në raportin e ASK-së.

Sipas këtij raporti, numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi gjatë tremujorit të katërt të vitit 2017 ishte 24 mijë, ku krahasuar me tremujorin e kaluar (TM3 2017) është një rritje për 7.7%. Ndërsa, transporti i mallrave me tren në këtë tremujor ishte 55 mijë tonë. “Sa i përket numrit të fluturimeve, në tremujorin e katërt të vitit 2017, ka pasur 1 646 fluturime, që ishte një rritje prej 5%, duke krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2016). Ndërkaq, numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 418 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2016) ka një rritje për 5.90%”, thuhet në raportin e ASK-së.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi në…