Në Prishtinë mbahet punëtoria për uljen e ndotjes së ajrit

11 mars 2018 | 16:14

Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se në bashkëpunim me UNICEF-in është duke u mbajtur punëtoria për uljen e ndotjes së ajrit.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës në këtë punëtori janë duke marrë pjesë shumë nxënës dhe studentë.

“Për tri ditë me radhë, në bashkëpunim me UNICEF Innovanions Lab, është duke u mbajtur punëtoria me fokus në uljen e ndotjes së ajrit dhe jetesën e shëndetshme. Aty po marrin pjesë shumë nxënës dhe studentë që me idetë e tyre kreative do t’i shërbejnë komunitetit”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar të…