Në qytetin Edirne të Turqisë do të festohet 10-vjetori i Pavarësisë

23 shkurt 2018 | 14:51

Në qytetin Edirne të Turqisë do të shënohet 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

“Shoqata e studentëve” kosovar në Turqi kanë marrë iniciativën për organizimin e shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ky program për festimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të organizohet edhe me mbështetjen e kryetarit të komunës së Edirnes, rektorit të Universitetit të Trakya-s, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës dhe bankës “Ziraat”.

Në këtë program festiv do të marrë pjesë ansambli folklorik “Lidhja e Prizrenit”, teatri artistik i Edirnes si dhe grupi muzikor “Offchestra”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas ASK-së, në vitin 2017, indeksi vjetor i çmimeve të…