Në Rahovec planifikohen të mbillen 2 143 hektarë me mbjellje vjeshtore

01 Nëntor 12:59

Për këtë vit janë planifikuar të mbillen 2 100 hektarë grurë dhe deri më tani janë mbjellë 1 250 hektarë. 30 hektarë janë planifikuara të mbillen me qepë, por deri më tani janë mbjellë 20 hektarë, ndërsa me spinaq janë planifikuar të mbillen 8 hektarë dhe 5 hektarë me kultura tjera.

Përmes zyrës për shërbime këshilluese që është në kuadër të drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, zyrtarët e kësaj drejtorie në vazhdimësi kanë dhënë këshillime për fermerë dhe varësisht nga kërkesat e fermerëve organizohen edhe këshillimet. Gjatë muajit shtator dhe tetor janë organizuar gjithsejtë tri trajnime me tema si konservimi i perimeve, vjelja-ruajtja, marketingu i pemëve-perimeve dhe mbjellja e pemëve. Afati optimal për mbjelljen e grurit është nga 10 tetor deri më 5 nëntor, por mund të vazhdojë deri në fund të muajit nëntor, varësisht nga kushtet klimatike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Në fshatin Besi të Prishtinës sot rreth orës 16:00 ka…