Në Sydney arrestohet një i dyshuar si agjent i Koresë së Veriut

17 dhjetor 2017 | 10:58

Policia Federale Australiane, ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Sydney, pasi i njëjti dyshohej se vepronte si një agjent ekonomik për Korenë e Veriut.

Chan Han Choi, 59 vjeç, po akuzohet për ndërmjetësimin e eksporteve ilegale nga vendi dhe për të diskutuar furnizimin me armë të shkatërrimit në masë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Policia pretendon se ai ka thyer sanksionet e OKB-së dhe Australisë.

Rasti kundër Chan, i cili ka jetuar në Australi për më shumë se 30 vjet, është i pari i këtij lloji në vend.

Kjo është hera e parë që dikush është akuzuar nën Ligjin e Armëve të Shkatërrimit në Masë të vitit 1995 (Parandalimi i Proliferimit).

Policia thotë se kishte dëshmi se Chan kishte qenë në kontakt me “zyrtarë të lartë në Korenë e Veriut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania thotë me forcë se nuk ka vend për azilkërkues,…