Në takimin e Triestes diskutohet për njohjen reciproke të diplomave dhe zvogëlimin e shpenzimeve të romingut

30 janar 2018 | 12:24

Në Trieste të Italisë është zhvilluar sot takimi i Koordinatorëve të gjashtw vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR), në të cilin takim Kosova po përfaqësohet nga Koordinatori i BP6, Gazmend Abrashi.

Të arriturat e Kosovës në Zonën Ekonomike të përbashkët të planit shumëvjeçar të veprimit, konkretisht nga fusha e Tregtisë, Investimeve, Mobilitetit dhe Integrimit digjital, ishin temat e diskutuara në këtë takim.

Koordinatorët e WB6 u zotuan dhe identifikuan problemet e ndërsjella, si njohja reciproke e diplomave, zvogëlimi i shpenzimeve të roamingut, riaktivizimi i hekurudhave, nënshkrimi i protokollit 5 dhe 6, që ka të bëjë me marrëveshjen e CEFTA-s dhe kryesimi nga Kosova i CEFTA 2018, ishin shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Në përmbyllje, Kosova ka treguar gatishmërinë për konkretizimin e angazhimeve të saja në këtë fushë, derisa po punohet për prezantimin sa më të denjë në Samitin e ardhshëm të organizuar nga Unioni Evropian dhe i cili i dedikohet Ballkanit Perëndimor e që do të mbahet në Sofje dhe Londër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni qeveritar për verifikimin e statusit të personave të dhunuar…