Në vikend temperaturat pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celcius

08 mars 2018 | 21:17

Sipas parashikimeve të meteorologëve fundjava do përcillet me mot më të ngrohtë.

Temperaturat e ajrit, deri në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare.

Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 9C deri në 17C. Të enjten do të fryjë erë mesatare drejtimesh të ndryshme, 3-6m/s, e nga e premtja erë mesatare nga jugperëndimi 2-7m/s. Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale, por në fillim të javës së ardhshme sërish pritet të pësojë rënie.

Më poshtë keni parashikimet e motit nga nesër (09 mars) deri më 12 mars.

9.03 – Mot i butë, paradite me vranësira, e gjatë ditës dhe në mbrëmje priten kthjellime.

10.03-11.03 – Në fundjavë pritet të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht me diell. Gjatë orëve të mbrëmjes vranësirat do të shtohen, e vende-vende priten edhe mundësi për reshje shiu.

12.03 – Mot i butë, me vranësira dhe intervale me diell. Paradite dhe gjatë ditës me shi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i vetëm i Komunës që i ka mbetur në…