Negociatat e Brexit kalojnë në fazën tjetër

15 dhjetor 2017 | 13:38

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) kanë arritur marrëveshje për të kaluar bisedimet për Brexit në fazën e dytë. Kështu ka bërë me dije presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Kjo nënkupton që bisedimet do të kalojnë për çështjet si marrëdhëniet e gjata të BE-së me Britaninë e Madhe, duke përfshirë tregtinë e sigurinë.

Çështja e parë që do të diskutohet javën e ardhshme është periudha e tranzicionit pas largimit të Britanisë në mars të 2019-ës. Tusku ka paralajmëruar që ky proces do të jetë dukshëm më i vështirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri ka kërkuar nga anëtarët e kabinetit që të kontribuojnë…