Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshje financiare

13 korrik 2018 | 15:06

Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebe kanë nënshkruar të premten marrëveshjen financiare “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale, faza VI”.

Ministri Hamza ka falënderuar shtetin zviceran dhe taksapaguesit e këtij shteti për përkrahje e vazhdueshme.

“Ka shumë prioritete vendi ynë, por investimet e shtetit zviceran janë në top-prioritete. Nuk ka prioritet më të madh se sa me investuar në cilësinë e ujit. Është fat pozitiv që investimet do të zhvillohen edhe në Zubin Potok dhe Zveçan. Janë para falë dhe neve na bënë më të përgjegjshëm”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se nga fillimi i mandatit të tij si ministër  ka nënshkruar grante në vlerë prej 80 milionë euro. “Marrëveshja e nënshkruar sot është në vlerë prej 7 milionë franga në këtë sektor, i cili do të zgjeroj dhe rrit numrin e popullsisë që janë të lidhur me rrjetin e ujësjellësit. Investimet do të zgjerohen edhe në Komunat: Zubin Potok, Zvecan, Leposavic. Këto para janë grant pra janë para falë”, ka thënë Hamza.

Kurse, ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka thënë se me anët të këtij projekti tani 91% e qytetarëve të Kosovës do të jenë të kyçur në sistemin regjional të ujësjellësit. “ Qëllimi i këtij projekti është të ju sigurojmë te gjithë fshatrave ujin e pijshëm dhe me këtë projekt do të mbulohen 91% të nevojave të qytetarëve. Qeveria e Zvicrës ka kontribuar edhe në trajtimin e ujërave të zeza në shumë komuna”, ka thënë Lluka.

Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Kosovë Jean-Hubert Lebe, ka thënë se ndihet i nderuar që në emër të Qeverisë zvicerane ka nënshkruar këtë marrëveshje.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka qenë i pranishëm edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

/Epoka e re/ A.Mavraj/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nevojitet një komunikim më i madh ndërmjet përfaqësuesve të sektorit…