Nënshkruhet marrëveshja për 15 bursa për nxënësit e Drenasit

14 dhjetor 2017 | 19:12

Në kuadër të bashkëpunimit në mes të Komunës së Drenasit dhe kompanisë “Al-Trade” me seli në Drenas, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci dhe drejtori i “Al-Trade”, Sokol Gashi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e bursave për studentët e Drenasit.

Sipas kësaj marrëveshje, kompania “Al-Trade” do të financojë 15 bursa për studentët e Komunës së Drenasit për vitin akademik 2017-2018.

Vlera e tyre është 500 euro.

Komuna e Drenasit këtë vit ka ndarë 80 bursa, prej tyre 70 janë për nivelin bachelor, ndërsa 10 për nivelin master dhe 20 bursa prej donatorëve.

Në bazë të konkursit i cili ka qenë publik janë përzgjedhur të gjithë përfituesit e bursave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë të enjten…