Nënshkruhet marrëveshja për korrigjimin e demarkacionit?

16 shkurt 2018 | 10:32

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Malit të Zi, Dushko Markoviq, kanë rënë dakord që të nënshkruajnë marrëveshje për korrigjimin e marrëveshjes së demarkacionit.

Sipas burimeve të “Klan Kosovës”, kjo marrëveshje është arritur gjatë vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë dy ditë më parë.

Kjo marrëveshje e arritur mes dy homologëve lidhur me këtë çështje të hapur mes të dyja shteteve tash e sa kohë pritet të publikohet gjatë ditës së sotme.

Markoviq gjatë vizitës në Kosovë la të kuptohet se shteti i tij është i gatshëm të bisedojë me Kosovën për gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi.

Ai në një konferencë për medie bashkë me homologun kosovar ka deklaruar se në takimin me Haradinaj është diskutuar për një zgjidhje të mundshme që të arrihet në një marrëveshje miqsh për miratimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Demarkacioni me Malin e Zi tash e tri vjet mbetet tema më e nxehtë dhe më problematike për vendin.

Kjo çështje, mospërmbyllja e së cilës i ka lënë qytetarët kosovarë pa liberalizim të vizave solli përplasje të ashpra në skenën politike kosovare.

Ishte tash kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj që atëherë ishte në opozitë bashkë me Vetëvendosjen dhe Nismën e që kundërshtuan këtë marrëveshje me të gjitha mënyrat duke e cilësuar si marrëveshje që i humb goxha territor Kosovës.

Derisa opozita e kundërshtonte, pozita insistonte se marrëveshja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi është në rregull dhe se e njëjta duhej të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës.

Në kohën kur opozita dhe pozita kosovare nuk po merreshin vesh për këtë temë, ndërkombëtarët ishin shumë kritik për zvarritjen e këtij procesi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se…