Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e fermerëve të Skenderajt

01 shkurt 2018 | 14:48

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, dhe drejtori ekzekutiv i Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), Zenel Bunjaku, kanë nënshkruar të enjten një marrëveshje për bashkëfinancim të projekteve për zhvillimin e bujqësisë në Skenderaj.

Jashari ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me IADK-un dhe njëkohësisht ka kërkuar që grandet të shkojnë tek personat që i meritojnë më shumë ato, pra te ata që janë punëtorë.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, ka thënë se me komunën e Skenderajt kanë pasur shumë suksese e sidomos në kultivimin e dredhëzave.

Në kuadër të kësaj marrëveshje, përveç investimeve të drejtpërdrejta që do të përfitojnë fermerët e Skenderajt, janë paraparë edhe shërbime këshillimore profesionale që ato investime të jenë të qëndrueshme dhe të sigurojnë zhvillimin e fermave të Skenderajt.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, të enjten është takuar edhe me drejtoreshën e Agjencisë për Zhvillim Rural (AZhR), Rreze Duli, me të cilën ka diskutuar për skemën e granteve dhe rëndësinë e tyre.  Pas këtij takimi është mbajtur edhe sesioni informues për skemën e granteve  “Programi i zhvillimit rajonal të balancuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubet e Vala Superligës së Kosovës në futboll janë treguar…