Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për restaurimin e Mejtepe Ruzhdi-së

09 korrik 2018 | 14:17

Komuna e Gjakovës e përfaqësuar nga kryetari i saj, Ardian Gjini ka nënshkruar të hënën një memorandum bashkëpunimi me organizatën turke Tika dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për restaurimin e objektit të Mejtepe Ruzhdi-së, e cila dikur ka funksionuar si shkollë e ulët e Muzikës.

“Gjakova po merr pamje dhe karakter tjetër, për shkak se ky projekt do të jetë plotësisht i inkorporueshëm me planin tonë për Çarshinë e vjetër dhe lumin Krena. Do të jetë një projekt jo i fshehur nga sytë e publikut, por do të jetë plotësisht i ekspozuar ashtu siç duhet të jetë. Faleminderit Tikës për investimet e tyre, faleminderit ministrisë për mbështetje”, është shprehur kryetari Gjini gjatë aktit të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit.

E përfaqësuesit e Tikës u shprehën që janë shumë të gëzuar që ndodhen në Gjakovë për një projekt shumë të vlefshëm.

Në emër të Ministrisë Kulturës, zëvendësministrja Burbuqe Bakija Deva, ka falënderuar Tikën për të gjitha investimet që po bënë në Kosovë, veçanërisht në fushën e trashëgimisë kulturore.

Bashkëpunimet e Komunës së Gjakovës dhe Tikës do të finalizohen së shpejti edhe me përfundimin e punimeve për renovimin dhe furnizimin me mobilie të Konviktit të Studentëve “Sadik Stavileci”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur mbledhja e rregullt javore e kryetarit të Komunës…