Nënshkruhet memorandumi ndërmjet MAShT-it, MTI-së dhe MMPS-së

27 dhjetor 2017 | 12:01

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS).

Ky memorandum është nënshkruar nga ministrat e Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi, Bajram Hasani dhe Skender Reçica për fushat të cilat do të ndihmojnë sektorin privat në aftësimin profesional të kuadrove, organizmin e shkollave profesionale, rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj. Me këtë rast, ai ka thënë kjo marrëveshje ka në fokus kryesor punësimin e qytetarëve të vendit.

“Ideja e këtij memorandumi është që në top qendër të jetë punësimi i njerëzve. Ky koordinim na ndihmon dhe lehtëson për të përmbushur detyrat tona që na i ka besuar shoqëria. Sot në vendin tonë ka njerëz që kanë nevojë për punë dhe ka shumë biznese që kanë nevojë për punëtorë. Prioritet i yni do të jetë përgatitja dhe aftësimi profesional i punëtorëve në Kosovë”, ka thënë Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se…