Nëntë personakanë humbur jetën nga stuhia

19 janar 2018 | 11:19

Nëntë persona, përfshirë dy zjarrfikës, janë vrarë nga stuhia e djeshme në pjesën veriore të Evropës, e cila e ka bllokuar edhe trafikun ajror dhe hekurudhor.

Nga stuhia kanë vdekur gjashtë vetë në Gjermani, dy holandezë dhe një person në Belgjikë.

Kjo stuhi me emrin, Friederike, i ka dëmtuar edhe shkollat dhe objektet e tjera në shtetin lindor gjerman, Thueringia, raporton agjencia “AFP”.

Policia gjermane ka thënë se shpejtësia e erës në disa rajone, kishte arritur edhe shpejtësinë prej 203 kilometrash në orë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesit në Kosovë kanë thënë të jenë në hall të…