Nëntëfishohet numri i shikuesve në Teatrin Kombëtar (Video)

04 mars 12:05

Përderisa viteve të kaluara numri i shfaqjeve ishte në masë më të vogël në Teatrin Kombëtar të Kosovës (TKK), këto dy vitet e fundit është shënuar një përmbysje e shikueshmërisë së vogël.

Në vitin 2015 ishin shfaqur shtatë shfaqje premierë në Teatrin Kombëtar,  nga viti 2016, është bërë një ringjallje e Teatrit, duke u dhënë premiera të shumta dhe plus kësaj shikueshmëria është në një nivel shumë të mirë, krahas viteve paraprake.

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK), Agim Sopi, ka theksuar se nga viti 2016, shikueshmëria është nëntëfishuar, duke kaluar shifrën prej 2 mijë e 900 shikues në 21 mijë shikues.

Ai ka thënë se tashmë së bashku me stafin e TKK-së, e kanë identifikuar atë së çka duhet t’i servohet publikut si vlerë, të cilën vlerë pohon se publiku e konsumon.

Në këtë lloj studimi kundrejt publikut, Sopi ka futur edhe disa risi si gjuha teatrore, shprehjet moderne dhe tekstet origjinale, të cilat sipas tij janë efekti që ka ndikuar në rezultatin e dhënë. (Ksp)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ylli i serisë “Beverly Hills”, aktorja Tori Spelling, raportohet se…