Nesër fillon zbatimi i pagesave online për policat kufitare

16 maj 2018 | 15:40

Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli, ka bërë me dije se nga nesër (e enjte) do të nis zbatimi i projektit të pagesave online të policave kufitare.

Ai nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook” ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lirojë nga pagesa e policave të sigurimeve kufitare të gjitha automjetet private të bashkatdhetarëve tanë.

Postimi i plotë i Pacollit:

Ju informoj se që nga nesër, 17.05.2018, fillon zbatimi i projektit të pagesave online të policave kufitare, që ka ardhur si domosdoshmëri e përshtatjes së nevojave të tregut me përparimet teknologjike dhe standardet e avancuara bashkëkohore për pagesat e policave online.

Pagesat e policave do të mund të bëhen online me fillim nga nesër dhe kjo do të krijojë lehtësira të mëdha në radhë të parë për bashkëkombësit tanë, por edhe për të gjithë të interesuarit tjerë.

Përfitimi kryesor i këtij projekti do të jetë shkurtimi i kohës së pritjes në kufi, dhe rrjedhimisht kohëzgjatja e udhëtimit me destinacion Kosovën.

Për ndihmën, përkrahjen dhe jetësimin e këtij projekti, do të falënderoja të gjithë personat e involvuar dhe veçanërisht: z. Flamur Sefaj, ish-ministër i Punëve të Brendshme, z. Gani Thaçi, koordinator i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, z. Blerim Pushkolli, drejtor i Përgjithshëm i Byrosë Kosovare të Sigurimeve si dhe ministrat Bejtush Gashi dhe Dardan Gashi për bashkëpunim.

Njëkohësisht, i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që të lirojë nga pagesa e policave të sigurimeve kufitare të gjitha automjetet private të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora, duke marrë përsipër kështu mbulimin e shpenzimeve të policave kufitare.

Kjo do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë problemin e tyre rreth pagesave të policave kufitare dhe do të prodhonte efekte pozitive në kuptim të rritjes së numrit të vizitoreve dhe rritjes së qarkullimit ekonomik.
/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,…