Nesër në Bruksel vazhdon dialogu teknik Kosovë-Serbi

18 mars 2018 | 17:20

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, nesër (e hënë) do t’i vazhdojnë bisedimet teknike ndërmjet dy vendeve. Këto bisedime të zgjasin deri më 21 mars.

Kështu ka bërë me dije e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë.

Delegacioni i Serbisë do të udhëhiqet nga i ashtuquajturi drejtori i kësaj zyre, Marko Gjuriq, ndërsa ai i Kosovës nga Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Sipas njoftimit të kësaj zyre është paraparë që temë e bisedimeve të jenë realizimi i marrëveshjeve të arritura, Asociacioni i komunave serbe, energjetika, ura e Ibrit, liria e lëvizjes dhe Menaxhimi e Integruar i Kufirit (IBM).

Ndërsa të premten e javës së ardhshme, në Bruksel, do të shkojnë edhe presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Përpos energjisë e asociacionit, dy presidentët pritet të flasin edhe lirinë e lëvizjes, IBM-in dhe urën e Ibrit, e cila vazhdon të mbetet e bllokuar.

Takimin e dy udhëheqësve shtetërorë e ka konfirmuar Zyra Federica Mogherinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka udhëtuar për një vizitë…