Nesër në Prishtinë mbahet konferenca e policive rajonale

16 Maj 16:17

Policia e Kosovës e ndihmuar nga EULEX-i do të organizojë konferencën rajonale dyditore me drejtuesit e policive të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë.

Drejtorët e policive të këtyre shteteve rajonale të ftuara në këtë konferencë deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Prishtinë.

Nikoqir i kësaj konference është Policia e Kosovës në krye me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Naim Rexha, e cila vlerësohet si një faktor mjaft i rëndësishëm dhe i suksesshëm, në bashkëpunim dhe ndikim të stabilitetit rajonal.

Kjo konferencë është si vazhdimësi e konferencës së suksesshme të drejtuesve të policive të mbajtur në Shkup më 9 dhe 10 shtator të vitit 2016, dhe tani është vendosur të mbahet në Kosovë më 17 dhe 18 maj 2018 me ftesë të Policisë së Kosovës.

Qëllimi primar i kësaj konference është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellët rajonal, mbledhja dhe shkëmbimi i informacioneve, në interes të parandalimit të kërcënimeve dhe rreziqeve strategjike që i paraqet krimi i organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmi, e të cilat do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Komuna e Malishevës në kuadër të programit DEMOS për vlerësim…