Nesër përurohet segmenti i tretë i autoudhës R6 “Arbën Xhaferi”

13 qershor 2018 | 11:23

Nesër (e enjte) Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autoudhës R6 “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Përurimi këtij segmenti, do të mbahet nën moton e kampanjës “Jo shpejtësisë, po sigurisë”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në kyçjen “Doganaj” (Kaçanik), me fillim nga ora 11:00.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elife LUZHA Margjinalizimi, apo pengimi i grave që të jenë…